Osmani falënderon Parlamentin Evropian: Ishte zëri i popullit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Parlamenti Evropian ka qenë zëri i popullit të Kosovës dhe mbështetës i angazhimit të shtetit për liri, pavarësi e drejtësi.
Ajo ka thënë se Kosova qëndron krah përkrah në mbrojtje të vlerave të përbashkëta demokratike dhe në angazhimin për një Evropë të bashkuar dhe në paqe.
Pasi iu adresua Parlamentit Evropian, Osmani ka falënderuar edhe presidenten e këtij institucioni, Roberta Metsola.
“Përgjatë historisë, Parlamenti Evropian ka qenë zëri i popullit të Kosovës dhe mbështetës i angazhimit tonë për liri, pavarësi e drejtësi. Sot, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave të përbashkëta demokratike dhe në angazhimin tonë të vazhdueshëm për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”, ka thënë Osmani.