Duhani shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme

 

Dëmet që duhani mund të shkaktojë janë të njohura nga të gjithë.

Në programin “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, pulmologu Besim Morina, tha se duhani është një ndër shkaktarët kryesor të çdo sëmundjeje, po ashtu një ndër shkaktarët e vdekjes së parakohshme.

“Përveç sistemit respirator, të gjitha sistemet e organeve janë të ekspozuara ndaj tymit të duhanit, sidomos sistemi kardiovaskular, zemra, enët e gjakut, sistemi endokrin, duke mos u kursyer as lëkura dhe pjesët e tjera të trupit, pra, duhani është shkaktar i sëmundjeve në të gjitha organet e trupit”, tha Morina.

Simptoma kryesore kur duhani dëmton seriozisht mushkëritë, është kolla, sepse duhani është shkaktari kryesor i bronkitit, që nënkupton pezmatimin apo inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes, e cila është gjendje klinike që shkakton kollë.

“Diçka shumë më rëndësi është që njerëzit, përkundër që e kanë këtë simptomë vazhdojnë ta neglizhojnë për arsye se mendojnë se është krejt normale të kanë kollë, pasi kjo është e para simptomë që shfaqet te duhanpirësit, e më pas janë ftohjet e shpeshta”, shtoi tutje mjeku.

Por, a rekomandohet cigarja elektrike, që shumë duhanpirës e preferojnë, kur dëshirojnë të largojnë varësinë nga cigarja klasike?

Morina shton se nuk rekomandohet përdorimi i cigarës elektrike.

“Cigarja elektrike bazohet në thithjen e nikotinës, e që është substanca kryesore që shkakton varësi ndaj duhanit”, tha mjeku.

Mirëpo, sipas mjekut dëmi i cigarës elektrike është shumë më i ulët se i cigarës së zakonshme, por varshmëria është njësoj./21Media

Back to top button