“Bahari” feston ditëlindjen, sivjet me ‘botën” në duar

 

Aktorja e serialit turk “Më fal”, Gaye Turgut e njohur si “Bahar” sot feston ditëlindjen  e 34-të.

Këtë vit ajo e feston me dhuratën më të vlefshme në jetë, me vajzën e saj e cila ka ardhur në jetë muajin e kaluar.

Në këtë ditë të veçantë ajo në Instagram ka publikuar një imazh të bukur familjar, teksa ka shkruar se këtë vit për të bota ka filluar nota ka filluar një një drejtim tjetër dhe se ajo është plot shpresë,

“Dëshirat e ditëlindjes nuk janë thënë, por këtë vit do ta them, Zoti im i dhëntë të gjitha ato që dëshirojnë njerëzit, faleminderit të gjithëve që nuk kursejnë lutjet dhe energjitë e tyre të bukura në këto ditë tona të lumtura”, ka shkruar aktorja.

Gaye ka pranuar urim të veçantë edhe nga bashkëshorti, Deniz Evin.

“Gëzuar ditëlindjen e parë në jetën tënde të dytë, trëndafili i shkëlqyer i mendjes sime”, ishte urimi i veçantë i Denizit për Gayen.

Kujtojmë se aktorët Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë martuar në vitin 2013./21Media

Back to top button