“Duje” tani me videoklip

Është publikuar të premten videoklipi i këngës “Duje” me të cilën Shqipëria do të prezantohet në “Eurovisionin” e këtij viti.
Kënga është publikuar edhe në kanalin e festivalit më të madh të këngës në Evropë.
Eurovisioni si çdo vit, edhe sivjet mbahet në muajin maj. Më 9 dhe 11 maj mbahen semi-finalet ndërkaq më 13 maj është finalja.
Ukraina dhe vendet e tjera të Big-5 (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë parakualifikuar për finalen e madhe më 13 maj 2023. Pjesa tjetër e vendeve janë ndarë në një nga dy gjysmëfinalet.
Vitin e kaluar “Eurovisionin” e ka fituar Ukraina mirëpo për shkak të luftës që po vazhdon atje, është vendosur që festivali i sivjetmë të mbahet në Britani të Madhe./21Media

Back to top button