Dukagjin Lipa publikon fotografi gjatë pjesëmarrjes në Këshillin Atlantik

Artistja shqiptare, Dua Lipa më 10 nëntor mori pjesë në Këshillin Atlantik ku ishte në mesin e shumë personaliteteve me ndikim.
Në atë mbrëmje Dua është nderuar  me Çmimin e Lidershipit në Këshillin Atlantik të Washingtonit për karrierën e saj muzikore dhe për angazhimin e saj  në kauza filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të udhëheqësve dhe muzikantëve ballkanikë nëpërmjet fondacionit  dhe festivalit “Sunny Hill”.
Pjesëmarrëse në këtë mbrëmje ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, ku ky i fundit ndau me ndjekësit e tij disa fotografi nga ajo mbrëmje.
”Një natë e bukur në Këshillin Atlantik, në Washington D.C. Faleminderit të gjithëve për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Dukagjini.




Dua Lipa teksa mori Çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Këshilli Atlantik, përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes se Komisionit Evropian, Ursulla von der Lejen liberalizmin e vizave për Kosovën. Fjalimin e saj, ylli i pop muzikës, e nisi duke i përshëndetur të pranishmit në gjuhën shqipe./21Media
Fjalimin e Dua Lipës mund ta dëgjoni këtu.

Back to top button