​Dukagjini e mposht me lehtësi Fushë Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar ndeshja e vetme e ditës së sotme të Superligës së Kosovës, ku tri pikët e takojnë skuadrës së Dukagjinit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Dukagjini e ka mposhtur 3:0 Fushë Kosovën.

Golat e fitores për mysafirët i shënuan Redon Syla (minuta e 17’), Bujar Shabani (minuta e 49’) dhe Altin Merlaku (minuta e 81’).

Me pikët e reja, Dukagjini ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, krahas Fushë Kosovës që zë vendin e nëntë me vetëm 10 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Dukagjinit.


Pjesa e parë: Dukagjini në epërsi kundër Fushë Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht në Superligën e Kosovës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Dukagjini po avancon 1:0 kundër Fushë Kosovës.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Redon Syla, i cili e kaloi Dukagjinin në epërsi prej 1:0 në minutën e 17.

Pjesa e parë, 1:0 në favor të Dukagjinit.


Sot luhet përballja mes Fushë Kosovës e Dukagjinit

Ndeshja e së shtunës mes Fushë Kosovës e Dukagjinit, e cila u shty për shkak të reshjeve të mëdha të borës, do të zhvillohet sot.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00.

Kjo përballje i takon xhiros së 15 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Dukagjini u mposht nga Ballkani 3:1, kurse Fushë Kosova humbi 1:0 kundër Dritës.

Momentalisht, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 17 pikë, krahas Fushë Kosovës që zë vendin e nëntë me 10 pikë.

Back to top button