Federata e futbollit të Kosovës uron 28 nëntorin

Federate e futbollit të Kosovës (FFK) ka uruar festën e 28 nëntorit.

“Sot festojmë 28 Nëntorin, një nga datat më të rëndësishme në historinë e kombit tonë. Dita e Flamurit është festa që bashkon të gjithë shqiptarët kudo në botë” ka shkruar Përfaqësues i FFK-së, Agim Ademi në Facebook.

Duke shtuar se do të kujtojnë me krenari saktificën e të gjith atyre që kanë luftuar ndër shekuj për ruajtjen e identitetit shqiptardhe krijimin e lirisë për popullin shqiptar.

Gjithashtu kanë uruar edhe Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së në vitin 1997.

“Kësaj dite të madhe të kombit shqiptar sivjet i parapriu festa e madhe e kualifikimit të Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024, duke na bërë krenar të gjithëve. Për herë të dytë në histori flamuri kuqezi, për të cilin u derdh shumë gjak ndër shekuj, do të valvitet e do të na përfaqësojë në festivalin e futbollit evropian në Gjermani” ka shtuar Ademi./21Media

Back to top button