Dumolli komenton deklaratën e ministrit Vitia për ahengjet

Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit, “Pro in”, reagoi pas deklaratës së ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, se këtë vit martesat do të bëhen pa tubime të njerëzve.

Visar Dumolli nga kjo shoqatë tha në “Prite të Gjelbrën”, se deklarata e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, se është mendim i gutshëm.

“Ministri tha se për këtë vit nuk do të ketë, ndërsa me shkrim kanë qenë disa pika. Është mendim i ngutshëm, s’jem tu e kundërshtu Qeverinë, por vetëm po themi që është mendim i gutshëm se vetëm 2 maji tash. Ka kohë deri më 15 qershor”, deklaroi Dumolli.

Më tej bëri të ditur se kanë pranuar reagime të shumta nga këngëtarët.

Dumolli tha se po presin që të kenë një takim me ministrin Vitia javën e ardhshme dhe që ministri të japë një datë që deri më 15 qershor të mos merren këso vendime.

Demolli thekson se 70% e dasmave janë të rrezervuara nga diaspora./21Media

Back to top button