Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bashkë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe përfaqësues të “Let’s do it Kosova”, me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, kanë shpërndarë maska në sheshet e Prishtinës.

Ministrja Dumoshi theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë e Kosovës të jenë pjesë e fushatës sensibilizuese ndaj luftës me Covid-19, një situatë e paprecedentë për të gjithë globin.

Ajo tha se si MKRS janë angazhuar vazhdimisht që të rinjtë t’i mbështesin me projekte dhe mjete financiare

“Si ministri jemi angazhuar vazhdimisht që të rinjtë t’i mbështesim me projekte dhe mjete financiare dhe në situatën me pandeminë e kemi shumëfishuar përpjekjen dhe përkrahjen. Unë pata një takim me Kuvendin e të rinjve të Kosovës dhe aty i informova për plotësim ndryshimin e ligjit për fuqizimin e rinisë i cili përveç ndryshimit që do të ketë në grup moshën që konsiderohet i ri/e re do të njohë edhe punën vullnetare të të rinjve”, tha ai.

Në anën tjetër Ministri Zemaj e theksoi që ka qenë një periudhë me angazhime të jashtëzakonshme të punëtorëve shëndetësorë dhe këtë iniciativë e mbështet meqenëse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jeni zëri i vetëdijesimit shoqëror ndaj këtij virusi.

“Në këtë ditë e cila është me e çmuar në aspektin e organizimit ndërkombëtar të rinjtë e mbarë botës edhe rinia jonë sot po tregon kulturën, edukatën përkushtimin edhe vlerësimin se si duhet të jemi të bashkuar në menaxhimin e pandemisë dhe ta luftojmë së bashku këtë të keqe të minimizojmë vështirësitë dhe problemet dhe ato që edhe të rinjtë shpesh herë nuk kanë qenë imun dhe kanë humbur jetën në betejën e koronavirusit”, tha ai.

Pas këtij adresimi ministrja Dumoshi dhe ministri Zemaj shpërndan maskat për qytetarët përgjatë sheshit të Prishtinës.

Për ta luftuar përhapjen e COVID-19 organizatorë të OJQ-ve të ndryshme që kishin dalë bënë thirrje që të lihen anash inatet politike dhe të gjithë të bëhen bashkë.

Ky aktivitet u realizua me qëllim të sensibilizimit të të rinjve në lidhje me rreziqet e pandemisë Covid-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus./kp