Kaloni te përmbajtja kryesore

Durmishi: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas reshjeve të vazhdueshme të borës, të cilat priten të intensifikohen edhe më shumë orëve në vazhdim u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Personalisht kam vizituar disa rrugë dhe aktualisht ndodhem në Mitrovicë. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjen sa më të lehtë për ju”, shkroi Durmishi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button