Kaloni te përmbajtja kryesore

Durmishi thotë se punimet në urën e Rogovës drejt përfundimit

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se Ura e Rogovës tashmë është në fazën e punimeve përfundimtare.

Ura e Rogovës e cila ka një gjerësi prej 6 metrave, me 1.5 metra trotuar në të dyja anët, sipas Durmishit ka kushtuar 1 milion euro.

“Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet.”, ka shkruar Durmishi në postimin e tij në Facebook.
Ura ishte dëmtuar nga plasaritjet që u shkaktuan vite më parë nga prurjet e madhe të lumit Drini i Bardhë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button