Durrës, 64-vjeçari del nga uji dhe vdes, dyshohet se pësoi arrest kardiak

 

Një 64-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi ka dalë nga uji ditën e sotme në Durrës.

Dyshohet se shtetasi Sh.Xh. ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia  e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dalë nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./oranews

Back to top button