Dush me ujë të nxehtë apo të ftohtë gjatë verës, ja çfarë thonë ekspertët

Gjetja e freskisë dhe mbajtja e temperaturës konstante së trupit është ideale, në mënyrë që ta përballojmë dhe ta anashkalojmë vapën e mesit të ditës.

Tingëllon çuditshëm, por freskimi me ujë të ftohtë gjatë temperaturave të larta verore mund të mos jetë i duhuri.

Sipas një raporti të TheGuardian, larja me ujë të ftohtë gjatë verës, me qëllim që të mos kemi vapë, është mit dhe se nuk del të jetë i saktë.

Një dush i ftohtë në pikë të ditës mund të ndihmojë në ruajtjen e nxehtësisë së trupit, duke bërë që enët e gjakut në lëkurë të ngushtohen. Sipas njohësve të kësaj fushe, larja me ujë të ftohtë bën që gjaku të sillet më afër sipërfaqes së lëkurës, në mënyrë që “të mbrojë” temperaturën.

Ndërsa, zhytja më e thellë në ujë të ftohtë, si për shembull noti në liqen, do ta freskojë trupin gradualisht, por dushi i ftohtë ka tendencë ta bëjë këtë “në mënyrë të vrullshme”.

Andaj, dushi në ujë të vakët konsiderohet më i mirë pasi do e rrisë rrjedhjen e gjakut nën lëkurë, duke nxitur rënien e temperaturës trupore.

Back to top button