Dy 66-vjeçarë mbyten në plazhet e Shqipërisë

E shtuna ka rezultuar tragjike për dy 66 vjeçarë në Shqipëri, të cilët kanë qenë duke pushuar në bregdet.
Ata kanë gjetur vdekjen, njëri në plazhin e Borshit dhe tjetri në Kavajë.
Ngjarja në Borsh ndodhi si pasojë e një arresti kardiak, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme të pushuesit.
Ndërkohë 66 vjeçari tjetër në Kavajë mësohet se ka qenë duke notuar dhe është mbytur./vizionplus

Back to top button