“Nuk je kurrkund”

Poezi nga Dritëro Agolli
Kjo ditë e nxehtë, e gjatë,
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.
Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
Pastaj këmishën e rënduar shkund.
Nga pluhuri përdhe rrëzohen thërrime,
Po ti nuk je kurrkund.
Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri,
Dhe në kërkim si arkeolog të humb.
Veç të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.

Back to top button