Dy aksidente në Vlorë, humb jetën 25-vjeçari, plagoset këmbësorja
Dy aksidente kanë ndodhur sot në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe është plagosur një tjetër.
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi Renato Shpata, 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip “Seat” shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, te Zona e Kapeles në Vlorë, automjeti me targë “AD798T” ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar me ambulancë drejt spitalit.
Këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën,teksa automjeti e ka goditur.Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës pasi ishte nën efektin e alkoolit. /oranews