Dy aksidente trafiku në rrugën “B”, pati edhe përleshje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:00, janë regjistruar dy aksidente trafiku në rrugën “B” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona.
Ndërsa, aksidenti i dytë ka ndodhur në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Atyre u është ofruar ndihmë mjekësore.
Lidhur me këto ngjarje, Policia ka nisur hetime./21Media

Back to top button