Dy anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

Dy anije të tjera të ngarkuara me grurë janë nisur nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, si pjesë e marrëveshjes së arritur me Rusinë e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.
Zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë thonë se anija e parë, Sacura, e cila u largua nga porti i Pivdennyi, po transportonte sojë në Itali.
Ata thonë se një anije tjetër, Arizona, është larguar nga Chernomorsk me misër për në Turqinë jugore, përcjell rtv21.tv
Rreth 20 milionë tonë drithë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të pushtimit rus, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera. Por pasi u nënshkrua marrëveshja për të lejuar kalimin e sigurt, anija e parë që u largua nga Ukraina që nga shkurti u nis për në Liban javën e kaluar.
Të dielën, katër anije të tjera që transportonin drithë dhe vaj luledielli u larguan nga portet e Odesa dhe Chornomorsk përmes një korridori të sigurt detar. Ato lundruan drejt Turqisë për inspektim si pjesë e marrëveshjes, për t’u siguruar që nuk mbanin armë.
Dy u ankoruan më pas në Turqi, ndërsa të tjerat u drejtuan për në Itali dhe Kinë./21Media

Back to top button