Dy biçiklistë në gjendje të rëndë, u goditën nga një kamion
Dy biçiklistë, njëri 13 vjet dhe tjetri 17 vjet, sot rreth orës 09:30 janë goditur nga një kamion në rrugën tranziti i ri në Prizren.
Si pasojë e aksidentit biçiklistët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Sot rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy biçiklistëve me ç’rast dy biçiklistët kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Osmanollaj./21Media