Dy derbi në Premier Ligë

Pas një jave të bujshme me lajme nga arena e transferimeve të lojtarëve, ku së fundmi kishim transferimin e Cristiano Ronaldos te Manchester United, futbolli në Top 5 ligat më të mira rikthehet me disa përballje interesante.
Ndër këto liga është edhe ajo e Premier Ligës angleze, e cila në programin e saj parasheh të zhvillohen dy derbi tejet interesant, ai mes Manchester Cityt e Arsenal dhe Liverpool kundër Chelsea.
Ndeshja hapëse e xhiros së tretë të kësaj lige do të jetë mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, takim ky që do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 13:30.
Ndërsa derbi mes Liverpoolit dhe Chelseat do të jetë ndeshja e fundit e programit të sotëm në këtë ligë, ku “Të Kuqtë” presin në shtëpi kampionin evropian me fillim nga ora 18:30.
Në anën tjetër, sa i përket renditjes tabelare deri tek xhiroja e tretë, lideri i tabelës është Ëest Ham me 6 pikë të arkëtuara, aq sa kanë edhe Chelsea, Liverpooli, Brighton dhe Tottenham.
Skuadrat që nuk kanë arritur të arkëtojnë asnjë pikë deri tani janë Wolverhampton, Burnley, Neëcastle, Arsenal dhe Norwich City.
Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze për ditën e sotme e gjeni më poshtë.
13:30 Manchester City – Arsenal (Stadiumi Etihad)
16:00 Aston Villa – Brentford (Stadiumi Villa Park)
16:00 Brighton – Everton (Stadiumi American Express Community)
16:00 Neëcastle United – Southampton (Stadiumi St. James Park)
16:00 Norëich City – Leicester City (Stadiumi Carrow Road)
16:00 West Ham United – Crystal Palace (Stadiumi London)
18:30 Liverpool – Chelsea (Stadiumi Anfield Road)

Back to top button