Ish-ministri afgan bëhet shpërndarës i picave në Gjermani

Një ish -ministër në Afganistan tani shpërndanë ushqim në Gjermani.
Syed Ahmad Shah Saadat, ish -ministri i informacionit dhe komunikimit, u pa nga një gazetar lokal në qytetin gjerman të Leipzig, kur ai ishte duke shkuar për të bërë dërgesën me biçikletën e tij, transmeton rtv21.tv.
Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit tani të mërguar Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar.
Ish -ministri filloi të punojë për kompaninë e shpërndarjes së ushqimit Livrando pasi paratë e tij mbaruan. Saadat tha se historia e tij “duhet të shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë jetën e tyre në Azi dhe botën arabe”.
Thuhet se ai mban dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit. Me një karrierë që përfshin 23 vjet, Sadaat ka punuar me të paktën 20 kompani në 13 vende, përfshirë Arabinë Saudite.
Para se të qëndronte si ministër, ai shërbeu si këshilltar teknik në ministrinë e komunikimit dhe teknologjisë së informacionit në Afganistan nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai ishte gjithashtu shefi ekzekutiv i Ariana Telecom në Londër nga 2016 në 2017./21Media

Back to top button