Dy diplomatë iranianë dëbohen nga Shqipëria

Zhvillim i veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit iu është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, njoftimin për dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj./21Media

Back to top button