Dy ditë pas vdekjes konfirmohet me Covid-19 një qytetar i Malishevës

 

 

Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39 raste, kurse numri i të vdekurve në 8 raste.

Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë: 1 rast në Malishevë, 1 në Lladrovc, 1 në Kijevë, 1 në Llazicë dhe 1 rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë.

Në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 135 persona, ku prej tyre janë shëruar 88./21Media

Back to top button