Dy persona goditen nga vetura në Obiliq

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion sonte në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button