Dy fëmijë lëndohen nga rrëzimi i skenës në Podujevë

Dy fëmijë janë lënduar në Podujevë, pasi është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”, pas erërave të forta.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka treguar se fëmijët kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”.
Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët menjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme. Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjekësore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë. Fëmijëve të lënduar iu uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar në Facebook Bulliqi./21Media

Back to top button