Dy gjakovarë rrahin gratë, njëri e dëbon edhe nga shtëpia

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë për dhunë në familje, në 24 orët e fundit.
Rreth orës 20:00, Policia arrestoi të dyshuarin e parë për shkak se e kishte kanos dhe dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e tij.
Viktima pas intervistimit së bashku me fëmijët e saj është dërguar në shtëpi të sigurtë, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Më pas rreth orës 22:00, është arrestuar i dyshuari i dytë, për shkak se në gjendje të dehur kishte ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.
Viktima pas intervistimit së bashku me fëmijët ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button