Kanceri i qafës së mitrës, për simptomat, faktorët e rrezikut dhe parandalimin tregon Dr. Jehona Binishi-Hysa

“Kanceri i qafës së mitrës është lloj i kancerit që shfaqet në qelizat e qafës së mitrës që është pjesa e poshtme e mitrës, që lidhet me kanalin vaginal.”, kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv Specialistja për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Dr. Jehona Binishi-Hysa, e cila ka informuar se Human papilloma virusi konsiderohet si shkaktari më i shpeshtë, është infeksion që bartet seksualisht në mes të çifteve.
Dr. Jehona Binishi-Hysa ka treguar se Hpv virusi në trupin e njeriut zakonisht nuk shkakton simptomatologji të dukshme dhe mbijeton me vite në trupin e njeriut dhe kjo mbijetesë e gjatë, sipas saj, ndikon që pas një kohe disa qeliza të qafës se mitrës nën ndikimin e Hpv virusit degjenerojnë në qeliza kancerogjene.
“Ky risk i rritur ndaj zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës mund të ulet duke bërë skrining testet çdo vit si dhe marrjen e vaksinës kundër Hpv virusit.”, ka deklaruar ajo.

Simptomat
Specialistja për Gjinekokogji dhe Obstetrikë gjatë intervistës për rtv21.tv ka treguar se stadet e hershme të kancerit të qafës së mitres nuk japin shenja ose simptoma specifike zakonisht.
Sipas saj, stadet më të avancuara përfshijnë shfaqjen e këtyre simptomave:

  • Gjakderdhje vaginale pas aktit seksual, cikël menstrual në mes të periodave dhe pas menopauzës.
  • Sekret vaginal ujor ose i gjakosur që mundet me qenë i shtuar dhe të ketë erë të theksuar jo të mirë.
  • Dhimbje pelvike gjatë aktit seksual.

8 simptomat e kancerit të qafës së mitrës që çdo grua duhet t'i njohë - Lajmet e fundit - Zëri
Faktorët e rrezikut
Dr. Jehona Binishi-Hysa ka treguar edhe faktorët e rrezikut të shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës.

  • Partnerë seksual të shtuar, ndërrimi i shpeshtë i partnerëve çon në mundësinë më të madhe të marrjes së Hpv virusit.
  • Aktiviteti seksual i hershëm në moshë sa më të re çon në rrezikun e rritur të infektimit me Hpv.
  • Infeksionet tjera seksualisht të transmetueshme si klamidia, gonorea, sifilisi dhe hiv e rrisin poashtu shkallën e Hpv infektimit.
  • Sistemi imunitar i ulur nga ndonjë gjendje tjetër shëndetesore është terren i favorshëm për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës
  • Duhanpirja është poashtu faktor i riskut.

Parandalimi
Specialistja për Gjinekokogji dhe Obstetrikë, Dr. Jehona Binishi-Hysa ka treguar se si mund të parandalohet kanceri i qafës së mitrës.

  • Të bëhet pap testi rutinor çdo vit në mënyrë që të detektohen parakohe qelizat prekanceroze dhe të parandalohet kanceri i qafës së mitrës.
  • Praktikimi i marrëdhënieve seksuale të sigurta që të parandalohet marrja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përdorimi i kondomeve, ulja e numrit të partnerëve seksual.
  • Mospirja e duahanit
  • Marrja e Hpv vakcinës e ulë riskun për infektimin me Hpv virusin./21Media

Java Europiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës! - Gazeta Express

Back to top button