Dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester United – Leicester

 

Momentalisht po zhvillohet minuta e 25’ e ndeshjes ku rezultati është i barabartë 1:1.

Ndeshja mes Manchester United e Leicester Cityt në Premier Ligën angleze ka filluar furishëm, ku vetëm brenda pesë minutave janë shënuar dy gola.

Skuadra e Brendan Rodgers kaloi e para në epërsi përmes mesfushorit 19-vjeçar Luke Thomas në minutën e 10’, përcjell KosovaPress.

Gëzimi i Leicester nuk zgjati shumë, pasi pesë minuta më vonë sulmuesi Mason Greenwood barazoi shifrat në “Old Trafford”.

Back to top button