Dy granata u hodhën në Zveçan, policia jep detaje për RTV21

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan.

Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar.

Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshan ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv.

“Sot pas mesnatës rreth orës 00.30, Një Granatë dore ka shpërthy brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan e një e kemi shpërthy na në mënyrë të kontrolluar. Dyshohet se ato janë hedh nga jashtë objektit. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale”, ka thënë Elshani.

Tutje Policia ka njoftuar se njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./21Media

Shpërthim në Zveçan, deklarohet policia

Back to top button