Dy hajna plaçkisin një dyqan, plagosin shitësin me armë

Sonte rreth orës 22:24, policia e Mitrovicës ka pranuar informacionin se ka pasur të shtëna armësh në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Lajmin për rtv21,tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka treguar se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tije, si pasoj e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur.
Personat janë indentifikuar dhe arrstuar si dhe iu është sekustruar një armë.
”Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga  informacionet e para nga vendi i ngjarjes,  bëhet e ditur se i plagosur  nga arma e zjarrit kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button