Mixey flet për planet për vitin 2022

Producenti, Mixey po e përmbyll vitin 2021 me prodhime muzikore shumë të suksesshme.
Ai ka bërë një njoftim për artistët për vitin e ardhshëm.
“2021 kemi prodhuar mbi 25 këngë këtë vit. Faleminderit të gjithë këngëtarëve dhe bashkëpunëtorëve që besuan punën tonë. E shijuam çdo moment që kaluam bashkë. E kam një lajm për ju. Duke filluar prej janar 2022, përveç këngëve që i punojmë me këngëtarë në vazhdimësi për ta, Mixey po rikthehet edhe me bashkëpunime me artistë të ndryshem. Love from Mixey music”, ka shkruar Mixey në Instagram.

Mixey përndryshe njihet si një prej emrave, i cili ka bashkëpunuar me artistët më të njohur shqiptarë.
Kështu, i njëjti ka zbuluar bashkëpunimin e parë për vitin 2022.
“Listening to MAMI / coming soon Bashkpunimi i pare janar 2022 eshte me dy super artista @taniofficiall @nosadzone qe soundi i tyne eshte i pa zavendsushem. Shpresoj qe keni me dashte kete kange aq sa na gjat krijimit. Coming soon more info”, ka thënë tutje ai./21Media

Back to top button