“Dy herë në jetë” publikohet nga Shyhrete Behluli

Një këngë kushtuar dashurisë është publikuar sot nga këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli.

 “Dy herë në jetë” titullohet kënga më e re nga Shyhretja, të cilën e solli edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur Ghulo, kurse për orkestrimin Miti Geci.

 
“Urime Ditëlindja Nanë”, titullohet kënga e fundit e Shyhretes që e solli në bashkëpunim me Engjin dhe Bekim Zogajn./21Media

Back to top button