Dy këmbësore goditen nga vetura
Dy këmbësore kanë pësuar lëndime mbrëmë në fshatin Velekincë të Gjilanit, pasiqë janë goditur nga një veturë.
Siç ka informuar policia, këmbësoret për shkak të lëndimeve kanë pranuar mjekësor në emergjencë në Gjilan, pastaj janë liruar.
“E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra kosovare, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka informuar policia./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?