Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy komandantë të KFOR-it takojnë Hetemin, rikonfirmojnë përkushtimin për mjedis të sigurtë

Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje, Kol. Peter Helzer, i shoqëruar nga pasardhësi i tij i caktuar, kol. Jonathan Lloyd, kanë takuar Lulzim Hetemi, kryetar i komunës së Leposaviqit.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, të dy komandantët rikonfirmuan angazhimin e vazhdueshëm të RC-E për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Angazhimet e tilla janë pjesë e rregullt e aktivitetit të KFOR-it, duke u ofruar komandantëve mirëkuptim të drejtpërdrejtë të dinamikës lokale, duke promovuar transparencën dhe besimin e ndërsjellë. Politikisht neutrale dhe të përqendruara në komunitet, këto ndërveprime rrisin ndërgjegjësimin e KFOR-it dhe forcojnë aftësinë e tij për të kryer misionin e tij në mënyrë efektive”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button