Dy llapjanë u bënë për spital nga përleshja me hajnat, iu vodh dhe dogj vetura
Dy meshkuj nga Podujeva kanë pranuar tretman mjekësor, pasiqë dje janë përleshur me tre persona të maskuar dhe të armatosur, që kanë hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre. Sipas policisë, personat e armatosur kanë arritur të vjedhin një veturë, e cila pastaj është gjetur e djegur në afërsi të Lipjanit.
“Dy viktimat kosovarë, kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.”, ka informuar policia.
Rasti është duke u hetuar./21Media