”El Clasico” e parë pa Messin dhe Ramosin, formacionet e mundshme Barcelona-Real Madrid

Në një ndeshje që mund të vendosë fatin e tij në ”Camp Nou”, trajneri Ronald Koeman, së bashku me Barcelonën sot do ta presë në shtëpi rivalin e përbetuar, skuadrën e Real Madridit.
Në xhiron e fundit, Barcelona mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Valencias, kurse Real Madridi u mposht si mysafir nga Espanyoli me rezultat të ngushtë 2:1.
Të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Real Madridi zë vendin e tretë me 17 pikë, kurse Barcelona pozicionohet në vendin e shtatë me gjithsej 15 pikë të arkëtuara.
Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Barcelona ka rezultate më të mira, ku ka regjistruar tri fitore dhe dy humbje, krahas dy fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeve të Real Madridit.
Kurse, në pesë ndeshjet e fundit, ku të dy këto skuadra janë përballur, Real Madridi ka regjistruar tri fitore, krahas një sa ka Barcelona, kurse një herë kanë ndarë pikët e barabarta.
Në ndeshjen e sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Barcelonën nuk do të paraqiten: Araujo, Braithwaite, Dembele, Pedri dhe Wague, kurse te Real Madridi do të mungojnë: Bale, Ceballos, Isco dhe Jovic.
Formacionet e mundshme të skuadrave 
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Pique, Garcia, Balde; Gavi, Busquets, De Jong; Dest, Depay, Fati
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr
16:15 Barcelona – Real Madrid (Stadiumi Camp Nou).

Back to top button