Dy milionë euro kredi për bujqësinë

Kjo është kredia e dytë nga IFC-ja

International Finance Corporation, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të ofrojë një kredi prej 2 milionë euro për Institucionin e Kreditimit Rural të Kosovës. Kjo ndihmon për të shtuar kreditimin për fermerët, sipërmarrësit rural, dhe bizneset e tjera të vogla në Kosovë, duke mundësuar zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës.

“IFC-ja na mbështet në rritjen e dhënies së kredive në zonat rurale dhe në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë”, tha Lulzim Sadrija, Kryeshef Ekzekutiv në KRK.

IFC thotë se pjesa kryesore e portofolit përbëhet nga kreditë e dhëna për individë për financimin e bizneseve të vogla e mikro, si në bujqësi apo kultivimin e kafshëve.

Sipas kësaj komuniakte bujqësia përfaqëson rreth 14 për qind të PBB-së në Kosovë dhe punëson rreth 20 për qind të popullatës. Meqënëse portofoli i Kreditimit Rural të Kosovës (KRK) fokusohet në bujqësinë primare dhe në përpunimin bujqësor në Kosovë kredia e re e IFC-së do nxisë një zhvillim të mëtejshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

“Duke ofruar këtë kredi të dytë për KRK-në, ne jo vetëm që mbështesim prodhuesit bujqësor vendas, por gjithashtu dëshmojmë besimin tonë për KRK-në dhe në përgjithësi për sektorin mikrofinanciar në Kosovë”, tha Thomas Lubeck, Drejtori Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo është kredia e dytë që IFC i jep KRK-së, ku kredia e parë prej 1.5 milionë euro u përmbyll në vitin 2015./21Media

Back to top button