Moti kryesisht me diell javën e fundit të prillit

Java e fundit e prillit do të karakterizohet me diell.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ku shtoi se vranësira të paktëta do të jenë prezente, e që të njëjtat mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu pas ditës së mërkurë.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-8 gradë Celsius,  ndërsa maksimale 15-24 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./21Media

Back to top button