Dy nga të lënduarit e Ferizajt nisen drejt Turqisë

 

Dy nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj janë nisur drejt Turqisë për trajtim.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes”, ka shkruar Zemaj.

Ministri në detyrë, ka falënderuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, i cili u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.

“Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

Konzoliumi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Anestezionit kanë vendosur për të gjashtë të lënduarit më rëndë që po trajtohen në QKUK se u duhet trajtim jashtë vendit, por megjithatë katër prej tyre do të dërgohen në Turqi.

42 persona u lënduan të martën nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj./21Media

Back to top button