Katër të vdekur nga trazirat në Washington

 

Katër persona kanë vdekur gjatë trazirave në Kongres në Washington të mërkurën, ka njoftua policia.

Përveç gruas së qëlluar nga policia, tre të tjerë vdiqën si rezultat i “urgjencave mjekësore”, transmeton rtv21.tv.

Deri më tani, më shumë se 52 persona janë arrestuar.

Është mësuar edhe identiteti i gruas që u qëllua, është një ish-veterane e forcave ajrore, Ashli Babbit. Ajo ishte futur në kompleks së bashku me protestuesit tjerë pro-Trump.

Mbështetësit e Trumpit hynë në ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden./21Media

Back to top button