Dy persona dhunojnë një vajzë në Pejë

Arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim seksual në Pejë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht pa vullnetin e saj viktimën femër K-Shqiptare”, ka konfirmuar policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./21Media

Back to top button