Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona

(Lajm i përditësuar)

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona

Vozitësi i veturës së përfshirë në aksidentin e sotëm ku mbetën të vdekur dy persona është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Fillimisht vozitësi ka marrë ndihmë shëndetësore.


Dy persona humbin jetën në aksidentin rrugor Prizren-Suharekë

Dy persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në magjistralen Prizren-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale për Priren Vesel Gashi ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës rreth orës 17:35.

“Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë. Fatkeqësisht, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij. Vdekjen e tyre e kanë konfirmuar mjekët në QKMF në Suharekë. Lëndime ka marrë bashkudhëtari i drejtuesit të automjetit, i cili ndodhet për trajtim mjekësor në Prizren”, tha ai.

Back to top button