Dy persona me COVID-19 dhe një me grip të derrit po trajtohen në Infektivë

Dy persona me COVID-19 dhe një me grip të derrit janë duke u trajtuar në klinikën Infektive, në QKUK.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është stabile dhe është duke u përcjellur në vazhdimësi.
Ndërsa, ka shtuar se ka edhe pacientë të tjerë dhe për këtë po pritet konfirmimi nga laboratori i IKSHPK-së.
Vishaj ka thënë për rtv21.tv se qysh nesër në orën 11 klinika Infektive do të dalë me një raport mbi këtë çështje./21Media