Dy persona ranë në rezervuarin e çokolatës
Dy persona u shpëtuan pasi ranë në një rezervuar të mbushur me çokollatë në fabrikën Mars M&M në Pensilvani të enjten, thanë zyrtarët.
Të dy pacientët u transportuan në spital, tha për CNN ndihmës mbikëqyrësi Nick Schoenberger i Lancaster County 911 Dispatch.
“Një pacient u transportua përmes mjeteve tokësore dhe një person u transportua me helikopter”, tha Schoenberger.
Nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre./21Media