Dy persona rrahen në Fakultetin Filozofik

Të dyshuarit janë dërguar në polici

Një rrahje ka ndodhur sot mes disa personave në Fakultetin Filozofik rreth orës 17:00.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, e cila ka treguar se personat e përfshirë në rrahje janë shoqëruar në stacion policor.

“Të përfshirë kanë qenë dy persona ku si pasojë kanë marrë lëndime të lehta trupore, që të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe të njejtit kanë pranuar tretman mjekesor”, ka thënë Rexhepi. /21Media 

Back to top button