Dy persona sulmojnë fizikisht një mjek

Një mjek në Prizren ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilë e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll, mirëpo ishin të pakënaque me shërbimet mjekësore.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 17 qershorit në Prizren.

Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e  kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën”, ka konfirmuar Policia.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar./21Media

Back to top button