Dy persona të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

 
Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 17:30, në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button