Dy persona theren me thikë

Dy persona janë therur me thikë në në Rrëshen të Lezhës. Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një debati mes dy kushërinjve.

Policia thotë se shkaku i konfliktit dyshohet të jetë për “motive të dobëta”.

Raportohe se dy të rinjtë gjatë konfliktit fizik kanë përdorur thika dhe si pasojë janë lënduar të dy. Ata janë transportuar në spital, ku raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. K. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button