Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy persona u arrestuan për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, një u procedua penalisht

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se janë vënë në pranga dy shtetas, posedues të lëndës narkotike, si dhe është proceduar penalisht një tjetër shtetas.
Siç ka njoftuar policia, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut” , Kurbin, shërbimet e Policisë Kurbin kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin L. L. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kurbin, në Mamurras kanë lokalizuar mjetin tjetër të dyshuar, me drejtues shtetasin A. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. Gj.
“Pasi kanë bërë ndalimin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, ka informuar policia.
Gjithashtu, sipas policisë, është proceduar penalisht shtetasi A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button