Dy pilotë pezullohen nga puna pas përplasjes me grushte

Dy pilotë të “Air-France” janë pezulluar pas një sherri fizike në kabinë.
Piloti dhe bashkë-piloti shkëmbyen grushte teksa fluturonin me një aeroplan nga Gjeneva në Paris në qershor, raporton gazeta zvicerane e lajmeve “La Tribune”.
Anëtarët e ekuipazhit të kabinës ndërhynë pasi dëgjuan zhurmën. Një anëtar i ekuipazhit qëndroi në kabinë derisa fluturimi u ul i sigurt., transmeton rtv21.tv.
Incidenti nuk ndikoi në fluturim, tha linja ajrore për “La Tribune”./21Media

Back to top button